Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koalicionet parazgjedhore/ Lubonja: Rama synon t’i pamundësojë duke gjetur çdo mënyrë

17:50 / July 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lunonja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” të News24 ka thënë se problemi kryesor i Ramës tashmë janë koalicionet parazgjedhore, që nëse lejohen ia vështirësojnë shumë fitoren.

Sipas Lubonjës, Rama do të mundohet të gjejë mënyrën për t’i pamundësuar kurse për sistemin zgjedhor analisti tha se ka shumë paqartësi dhe ndryshimi i tij në lista të hapura nuk garanton plotësisht zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Më tej ai sqaron se Rama lufton për interesat e tij dhe këtë do bëjë duke pamundësuar koalicionet parazgjedhore, që është një nga dy kërkesat kryesore të opozitës parlamentare.

”Ka një lloj, paqartësia, që fsheh një lojë, në kuptimin se të gjitha pjesët, partitë, nëse i quaj pjesë, kërkojnë të luajnë për interesat e tyre, por duke ja hedhur tjetrit. Është lojë e pambaruar. Filloi me marrëveshjen, ambasada amerikane, u duk sikur PD dhe PS do vendosnin. Thelbi i atyre që mund të bëjë Rama, duke e konsideruar si politikan që luftën për interesat e tija, është që të pamundësojë, të gjejë një mënyrë të pamundësojë koalicionet. Duket sikur ia vështirëson fitoren. Dhe për këtë loja 3-she, se është opozita parlamentare dhe jo parlamentare, për shkak të disa propozimeve që bëhen, ndoshta mund të futet kjo e koalicioneve. Për të tjerat, nuk di çfarë të them, po përqëndrohet  e gjitha tek sistemi zgjedhor. Mbetet problematike. Nuk është vetëm sistemi që garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Politika është përqëndruar kështu. Opozita nuk po i mshon shumë kërkesave të tjera. Duket sikur ka krijuar një vetbesim se do bjerë dardha vetë nga pema. Ndoshta kapen tek sistemi. Nuk mund të them diçka të qartë.”- tha Lubonja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.