Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koalicioni i partive pro-ruse bllokon akset rrugore në Mal të Zi

21:37 / February 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6217ea97361b2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koalicioni i partive pro-serbe dhe pro-ruse Fronti Demokratik organizoi mbrëmjen e së enjtes protestën me moton “Bllokimi kundër tradhtisë”, duke bllokuar 17 akse rrugore në 15 qytete të Malit të Zi, që zgjatën nga ora 18:30 deri në orën 20:00.

Ky veprim i Frontit Demokratik u organizua për shkak të pakënaqësisë për formimin e qeverisë së pakicës. Përfaqësuesi i këtij koalicioni, Andrija Mandiq vuri në dukje se do të mbrojnë me të gjitha mënyrat vullnetin zgjedhor.

“Nuk do të lejojmë që fitoren zgjedhore t’ia falim Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Milo Gjukanoviq”, tha zoti Mandiq.

Në protestë u kënduan këngë që e quajnë Kosovën djepin e Serbisë dhe u mbështetën republikat e vetëshpallura të Ukrainës Lindore. Ndaj kësaj proteste reagoi PEN Qendra e Malit të Zi, e cila në dritën e zhvillimeve të fundit në Ukrainë shpreh shqetësimin edhe për situatën e sigurisë në Mal të Zi.

“Dihet se liderët e Frontit Demokratik janë mbështetës të hapur të presidentit rus Putin dhe partisë së tij, të cilët me mbështetjen ruse në vitin 2016 u përpoqën për një grusht shteti në Mal të Zi”, thuhet në reagimin e tyre.

Këto ditë po zhvillohen bisedime ndërpartiake për formimin e një qeverie të pakicës dhe pritet që në fillim të marsit të miratohet në parlamentin e Malit të Zi.

Lufta Mal i ZI rusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.