Deputetë të grupit të Rithemelimit dhe atyre të LSI kanë dorëzuar sot në Kuvend një mocion për debat urgjent.
Në një reagim të bërë në Facebook, nënkryetari i LSI Petrit Vasili shprehet: Deklaratat e turpshme serboruse te Rames per ndryshim kursi te integrimit europian jane tradheti e hapur ndaj te ardhmes se vendit.
Ky mocion është firmosur nga deputetët: Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Sali Berisha.
Lajmin për dorëzimin në Kuvend të kërkesës e bën me dije në një postim në rrjetet sociale nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Vasili, Kryemadhi dhe Erisa Xhixho janë ndër deputetët që kanë firmosur kërkesën për mocion.
Kujtojmë që ish kryeministri Sali Berisha e firmosi kërkesën para kamerave në konferencën me mediat, për mocionin me debat ku kryeministri Edi Rama duhet të japë shpjegim para shqiptarëve se kush është qëndrimi që ai do të mbajë nëse nuk hapen negociatat.
