Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kodheli batuta me deputetët: Dikur shishet nuk lejoheshin se i gjuanim njëri-tjetrit

12:55 / October 4, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dfsfvvfjsvg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është zhvilluar e qetë mbledhja e sotme Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, ku nuk kanë munguar as batutat mes deputetëve.

Pas diskutimeve me kryenegociatorin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi, në lidhje me financimet e programeve IPA, kryetarja e Komisonit Mimi Kodheli u tha deputetëve se kafet gjatë mbledhjes së sotme kanë qenë të paguara prej saj dhe jo prej Kuvendit.

Kodheli shtoi edhe një dozë ironie, duke thënë se shishet e ujit nuk lejoheshin dikur gjatë mbledhjeve të komisioneve për arsye sigurie, pasi deputetët qëllonin njëri-tjetrin.

“Faleminderit ambasadorëve, jeni të lirë të shkoni nëse e keni konsumuar kafen. Meqë jemi te kafja, ju siguroj se këtë ujin dhe kafen nuk e paguan parlamenti, e paguan kryetarja për mirëseardhjen. Kështu që herës tjetër mendohuni mirë. Pastaj kemi ca sekretarë që thonë kafen përpara mbledhjes, se nuk lejohet. Dikur nuk lejohej për arsye sigurie të kishim shishe pasi  i gjuanim njëri-tjetrit, nuk është ky rasti. Jo që ta dini se mos kujtoni se është gjithmonë kështu, por nuk është gjithmonë kështu,” tha Kodheli.

“Lajmi është bërë, kafet janë të paguara nga unë,” tha ajo në fund të mbledhjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.