Dhuna nuk tolerohet është shprehur kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla duke iu referuar ashpërsimit të masave me ndryshimet e Kodit Penal, dhe protestave të opozitës gjatë gjithë këtyre kohëve.
“Dhuna nuk tolerohet për asnjë, se jemi socialist, demokrat, të majtë të djathtë nuk ka dallim. Dhuna nuk tolerohet, ky do të jetë qëllimi i këtij Parlamenti. Përballë atyre protestave të dhunshme që u regjistruar nga 16 shkurti e më pas ne i kemi bërë të qartë që opozita pa dyshim i ka të gjithë të drejtën e saj të protestojë por po e them sot me këto ndryshime në kodin penal, sa herë që do vandalizohen instituconet, të shkatërrohet prona private, se ende nuk kemi bërë diskutim sa janë dëmet dhe në prona private, ka pasur dhe do të azhdojë dhe më të ashpra pas ditës së sotme të ketë pasoja individuale ligjore”, tha Balla.
Ai paralajmëroi se Meta do të rikthejë ndryshimet në shtator, pasi sipas tij Presidenti ka vetëm sy e veshë të dëgjojë se sa ka nevojë Monika, Luli e Berisha e jo shqiptarët.
“Nuk kam dyshim që Ilir Meta do na i rikthejë për t’i votuar në Kuvend në shtator, nuk kam asnjë dyshim. Kur pashë që Presidenti i Republikës ktheu dhe ndryshimet në ligjin e vetëqeverisjes vendore që mundësojnë që më në fund në Shqipëri në organin e pushtetit vendor të ketë një zyrë, një njeri që kujdeset për çdo lloj halli që kanë 2 milionë shqiptarë që janë jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk kam asnjë dyshim që Ilir Meta nuk ka më sy e veshë për të parë e dëgjuar se sa kanë nevojë shqiptarët. ka vetëm sy e veshë për të dëgjuar ca do Luli, Monika e Saliu”, tha Balla.
Megjithatë ai tha se këto ndryshime për shkak se Presidenti do i kthejë do të rivotohen për të hyrë në fuqi.
