Ronald Koeman rikthehet në Barcelonë, tashmë si trajner.
Tekniku holandez ka pranuar detyrën si teknik i balugranëve dhe pritet vetëm zyrtarizimi teksa Presidenti Bartomeu ka konfirmuar se pikërisht Koeman është i përzgjedhuri.
Por ndërkohë pas shkarkimit të Quique Setien, ka dhënë dorëheqjen drejtori sportive Eric Abidal që tek Barcelona ka luajtur dhe si mbrojtës.
Por menjëherë është gjetur zëvendësuesi i tij dhe ai do jetë Ramon Planes.
