Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Koha e Ramës ka përfunduar”, Berisha nga Valencia: Zëri i opozitës tani ushton fuqishëm në kancelaritë e BE dhe Uashington

19:44 / April 29, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
900 0 1745947590xsali berisha syri 1024x683 286
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Koha e Edi Ramës ka përfunduar”, tha Sali Berisha nga Valencia, ku po merr pjesë në Kongresin Elektoral të Partisë Popullore Europiane (PPE). Sipas kreut demokrat opozita shqiptare edhe pse është në një sulm frontal, ka tashmë një zë të fuqishëm në kancelaritë më të rëndësishme të Europës dhe SHBA-së.

“Ajo kohë ka përfunduar. Tani zëri i opozitës ushton fuqishëm në të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës, por në fakt dhe në Amerikë. Të themi të vërtetën. Në kuptimin e asaj se sot opozita interesat dhe kauzat e saj, kanë për avokat, avokatin më të fuqishëm aktual të SHBA dhe kjo ka tmerruar Edi Ramën dhe vasalët, do të thosha, megafonët e tij, të cilët nuk dinë çfarë flasin për një kontratë, që synon jo vetëm mbështetjen e kauzave të sotme, por dhe të atyre të qeverisjes së PD dhe opozitës”.

Sipas Berishës fjalimi i tij para mbi 2000 zyrtarëve të lartë të qendrës së djathtë europiane shërbeu si një paraqitje e drejtpërdrejtë e realitetit të “narkoshtetit” shqiptar. Ai theksoi se mesazhet e tij u mbështetën nga liderë politikë europianë, përfshirë edhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

”Opozita në qeveri pas 11 majit, do të jetë lokomotivë kryesore e integrimit të vendit për në BE. Dhashë garanci të plota se Partia Demokratike dhe forcat opozitare kanë qëllim kryesor të zëvendësojnë, narkoshtetin me shtetin e të drejtës, ekonominë e drogës me ekonominë e lirë të tregut dhe funksionale dhe të plotësojnë të gjitha kushtet, kriteret sociale të domosdoshme që Shqipëria të progresojë drejt BE-së”.

Nga ana tjetër, theksoi rikthimin e plotë të PD-së në komunikim me PPE dhe me aleatë ndërkombëtarë, duke përmendur mbështetjen që partia ka marrë edhe nga qendra Ndërkombëtare Demokrate. Për të kjo mbështetje ka “tmerruar Edi Ramën dhe megafonët e tij”, ndërsa opozita është në një “sulm të plotë, total, frontal” për të mbrojtur votën e lirë dhe për të larguar regjimin aktual.

Berisha Opozita PD Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Rama poston video nga plazhi i Darëzezës

17:54 / June 14, 2025

Të martën hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

16:41 / June 14, 2025

Balluku: Në lotin 7 të aksit Elbasan-Qafë Thanë po punohet për ndërtimin e veprave të artit e nënkalimeve

16:03 / June 14, 2025

“Rally Albania”, Rama poston videon: Aventura e 180 garuesve në qytetet dhe fshatrat më të bukur të vendit

14:51 / June 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.