Policia e Durrësit bën të ditur sasinë e drogës të kapur në portin e Durrësit.
Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për 7 kg e 700 g kokainë.
NJOFTIMI
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ku nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, strukturat hetimore të DVP Durrës dhe autoritet doganore të Portit, u sekuestrua një sasi lëndë narkotike, ju informojmë se pas peshimit të pakove, rezultoi se pesha totale është 7 kilogramë e 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
