Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kokainë dhe armë, katër të arrestuar në Divjakë. Mes tyre dhe një polic

10:24 / April 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër persona janë vënë në pranga si dhe janë sekuestruar kokainë dhe tre armë gjahu. Mes të arrestuarve është edhe një punonjës policie.

Sipas burimeve zyrtare në saj të operacionit të koduar “Divjaka” në lokalin e një 53-vjeçari në hyrje të qytetit të Divjakës janë kapur në flagrancë me një sasi prej 34 gr kokainë. Ndërkohë që në shtëpinë e njërit prej tyre gjatë kontrollit u gjetën dhe tre armë gjahu.

NJOFTIMI I PLOTE

Fier

Finalizohet me sukses operacioni policor “Divjaka”.

Operacioni, nga strukturat e narkotikëve pranë DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjes.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe 3 armë gjahu.

Vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre punonjës policie.

Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe me kryerjen e veprimeve të shpejta procedurale, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor “Divjaka”, në përfundim të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë;
L. B., 53 vjeç, banues në Divjakë;
H. M., 46 vjeç, banues në Tiranë;
I. V., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës policie)

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Divjakës, në lokalin e shtetasit L. B, u kapën në kushtet e flagrancës, me një sasi prej 34 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga kontrollet e banesave të tyre dhe më konkretisht në banesën e shtetasit A. Sh, në Divjakë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu pa leje, 2 pajisje për prodhimin e fishekëve, si dhe një sasi baruti për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në ngarkim të shtetasit A. Sh., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit L. B., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe në ngarkim të shtetasve H. M. dhe I. V., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.