Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kokainë me charter, si u kap “Jimmy”, bosi shqiptar, lidhja me “Clan del Golfo” dhe “FARC”

18:13 / July 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokaine farc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

DEA amerikane shkatërroi rrjetin e trafikantëve ndërkombëtar të kokainës në Kolumbi, të drejtuar nga shqiptari Agim Çerma. I njohur si “Jimmy”, trafikanti nga Lushnja është vënë në pranga brenda shtëpisë së tij në qytetin Palmira.

Policia kolumbiane ka publikuar edhe pamjet e arrestimit të tij. Bashkë me të janë arrestuar edhe katër bashkëpunëtorë kolumbianë të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve kolumbiane trafikanti shqiptar ishte në krye të veprimtarisë kriminale dhe bashkëpunonte me grupet më të rrezikshme të Kolumbisë.

Çerma merrte paratë nga Europa për blerjen e kokainës dhe më pas garantonte dërgimin e drogës me avionë charter nga fluturimet përmes aeroporteve ndërkombëtare. Për trafikun e kokainës ata përdornin edhe portet detare kolumbiane, ku droga fshihej në kontenierët e mallrave.

Mediat kolumbiane shkruajnë se shqiptari bashkëpunonte me “Clan del Golfo” (kartel kolumbian i drogës) në rajonin e Urabá dhe me “FARC” (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në pjesën jugperëndimore të vendit për të blerë kokainë dhe për ta transportuar, ndërsa kishin korruptuar kontrollorët ajrorë të trafikut për të lëvizur të qetë.

Paratë hynin në Kolumbi përmes ndërmjetësve financierë ndërsa kontrollorët e trafikut ajror dhe personelin e mbikëqyrjes aeronautike, lejonin nisjen e fluturimeve, drejt Shteteve të Bashkuara dhe Europë. Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi më shumë se 333 kilogramë kokainë dhe 2 miliardë pesos, rreth 450 mijë euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.