Mediat braziliane kanë publikuar fotot e të arrestuarve për drogën e gjetur në një kamion që transportonte dele. Sasia e drogës kapte shifrën e 9 milionë dollarëve ndërsa në pranga ranë katër persona.
Të arrestuarit janë: P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç.
Përveç drogës, u sekuestruan kamioni dhe dy automjete tip “Fiat”, të cilat shërbenin për kontrollin e rrugës teksa shoqëronin kamionin. Operacioni i inteligjencës dhe mbikëqyrjes kishte mbështetje logjistike nga një aeroplan i Komandës Ajrore të Policisë Federale – CAOP, me qëllim të mbledhjes së të dhënave në fermën që ishte përdorur edhe si laborator për përpunimin e drogës së fortë.

