Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kokainë me vlerë 4.5 milionë euro dhe 11 të arrestuar, goditet grupi i Ergys Dashit i cili u ekzekutua në Ekuador

12:02 / April 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Italisë ka ndërmrrë një mega aksion nga i cili ka arrestuar 11 persona. Mes personave të vënë në pranga mësohet se ka italianë, shqiptarë dhe polakë. Ata akuzohen se kanë krijuar një grup kriminal dhe merren me trafikimin e kokainës.

Raportohet se hetimi lidhet me një vrasje të ndodhur 22 janarin e këtij viti në një restorant në Guayaquil (Ekuador), ku u vra një person që besohet se ishte kreu i organizatës kriminale, i quajtur Ergys Dashi. Ky i fundit u qëllua dy herë në fytyrë për arsye që lidhen me trafikun e drogës.

Gjatë operacionit të zhvilluar orët e fundit, bëhet me dije se 11 persona janë arrestuar në Torino.

Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, autoritetet atje kanë sekuestruar mbi 80 kg drogë me vlerë rreth 4.5 milionë euro.

Pas hetimeve të kryera në territorin italian dhe jashtë vendit (Ekuador, Slloveni, Shqipëri, Poloni, Gjermani, Zvicër), janë kryer edhe 30 kontrolle.

Policia italiane në Torino sekuestroi në territorin italian gjithsej 80 kg kokainë dhe më shumë se 7 kg marihuanë, me një vlerë totale prej rreth 4.5 milionë euro, teksa arrestoi 8 persona në flagrancë, që dyshohet se kishin rolin e korrierëve.

Ata udhëtonin me makina të modifikuara posaçërisht në Slloveni, për trafikun e drogës, shkruajnë mediat italiane.

Policia ka publikuar edhe pamje nga momentet kur zbulojnë drogën e fshehur në automjetet e posaçme që përdornin korrierët.

Rrugët e trafikut ishin të përcaktuara, kokaina sigurohej nga vendet e Atlantikut ndërsa marihuana nga vendet e Ballkanit dhe kishte si destinacion Italinë Veriore, Slloveninë, Holandën, Zvicrën dhe Gjermaninë.

Hetimet kanë nisur në vitin 2017 kur ka pasur disa arrestime në Torino (qarqet San Salvario dhe San Paolo), pas së cilës karabinierët mblodhën prova që i shërbyen për të rindërtuar zinxhirin e drejtimit të rrjetit.

Hetimet i çuan më pas oficerët në gjurmët e një personi që lidhte prodhuesit, korrierët dhe blerësit e huaj.

Të gjithë të dyshuarit treguan kujdes maksimal në komunikim, duke përfshirë përdorimin e platformave në internet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.