Policia e Korçës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim pronarin e një lokali gjatë kontrolleve të realizuara.
Në një lokal në Korçë, për të cilin nuk ishin dokumentet përkatëse, në pronësi të 33-vjeçarit M.M u gjetën dhe sekuestruan 7 shiringa me mbetje lënde të dyshuar narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrollit të mjetit të tij tip “Renault” i cili ndodhej i parkuar përpara lokalit, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.
Ndërsa në aksin rrugor Pogradec- Tushemisht u arrestua një 34-vjeçar nga Pogradeci. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi i cili lëvizte me një mjet tip motorr në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.93 gram lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.