Policia e Vlorës ka arrestuar një 23-vjeçar që posedonte armë dhe kokainë. Në sajë të operacionit të koduar “Silenciatori”, u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, me një sasi dozash Kokaine, B.B., 23 vjeç.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri Pistoleta me silenciator, një sasi tjetër me doza Kokaine, gjithsej 240, si dhe një peshore elektronike.
Mësohet se droga ishte e fshehur në një pako me oriz gjatë kontrollit në shtëpi.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

