Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kokalari nuk duron më/ I shkruan Ylli Rakipit dhe fyen Jozefina Topallin

23:04 / May 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokalari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktivistja Evi Kokalari i është përgjigjur gazetarit Ylli Rakipi, i cili më herët ka ngritur pyetjen se ç’funksion ka ajo në Partinë Demokratike.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kokalari thotë se është ende pjesë e Komisionit të Rithemelimit, por jo pjesë e Këshillit të PD, pasi kjo ishte zgjedhja e saj. 

Ndër të tjera, Evi ka “thumbuar” edhe Jozefina Topallin, e cila e injoroi dje në mbrëmje, kur tha se nuk e njeh dhe nuk ka miqësi me Kokalarin.  

Postimi i plotë

Z. Rakipi – Të Paekspozuarit – TPZ.al,

Meqënëse për ty jam njeri kontrovers që trazoj gjërat në PD, pyetjes tënde se ç’funksion kam në PD, mund t’i përgjigjem shumë qartë.

Jam akoma pjesë e Komisionit të Rithemelimit, derisa t’i mbarojë funksioni totalisht. Nëse nuk jam pjesë e Këshillit apo Kryesisë së ardhshme, kjo ka qenë zgjedhja ime personale, pasi shanset më janë dhënë për çdo funksion që mund të dëshiroja dhe gara e hapur është.

Influencë në një parti mund të kesh dhe pa qenë pjesë e saj, madje, të them se mund të jem shumë më eficente pa qenë pjesë e saj zyrtarisht, se sa 70% e deputetëve të PD-së.

Gaz Bardhit nuk i thashë do t’i sjellë dikë gay nga Amerika. I thashë të hapë organizatën për konservatorët gay të Shqipërisë.

Ato që thashë për Jozefina Topallin janë mëse të vërteta. Pyet ato femra që e kanë njohur ndër vite.

Përgjithësisht tangërllëku provincial i saj bie në kundërshtim me vlerat e mia. Thjeshtësia është diçka që e kam mësuar nga gra të forta të politikës amerikane, gra që janë pjesë e një elite që influencon politikën amerikane në Kongres e më tej, e në bazë të kësaj besoj e kuptoni se si më duket Jozefina, sidomos kur siç e përmenda më lart – tregon provincializmin e saj.

As nuk po u futem komenteve të tua për republikanët, sepse seriozisht dukesh shumë naiv. Apo kur krahason Orban me Vuçiç.

Tashti, bëhu burrë dhe mi thuaj këto kur më ke në studio, jo kur nuk jam prezente, sepse dobësinë tënde tregon.

Personazhet në fotot bashkangjitur janë shumica gra në Kongres. Disa janë kandidate në zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm. Të tjerat janë totalisht në skenën politike të Partisë Republikane, duke futur dhe kryetaren e RNC-së. Thjeshtësia e tyre më frymëzon.

Evi Kokalari provincial topallit.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.