Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Kokat e prera”, historitë që po përsëriten në Sarandë. 3 ngjarjet e bujshme që ngelën mister

10:42 / November 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sarande
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol, është gjetur koka e njeriu të groposur dhe ka rikthyer sërish në vëmendje historinë e frikshme që përsëritet në Sarandë. Hetimet për të zbuluar pjesë të tjera por mbi të gjitha për të identifikuar se kujt i përket koka kanë nisur, por janë tre ngjarje të tjera mbeten ende të pazbardhura, raporton BalkanWeb.

Në 8 tetor 2005, në vendin e quajtur “Vasilikua” në Konispol u gjet trupi i 45-vjecarit, Zihni Myderizi. Trupit të tij i mungonte koka. Ngjarja dyshohet se kishte si motiv larjen e hesapeve. Viktima varroset pa kokë dhe prej asaj date nuk është gjetur as koka e as autorët. Hetimet janë kryer nga shumë sektorë të Policisë, madje hetimet janë shtrirë deri në Greqi por pa sukses.

Në 16 tetor 2008, në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës në Sarandë, nga një grup fëmijësh u gjet një kafkë koke e dekompozuar. Kafkës i mungonte pjesa e poshtme e saj. Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe dy kocka të vogla. Prej asaj dite nuk është identifikuar as personi kujt i përkiste kafka e as shkaku i vdekjes.

Në 9 maj 2016 në Igumenicë, iu pre koka 26-vjeçarit Bledar Terpollari, i cili sipas informacioneve frekuentonte edhe zonën e Konispolit në Sarandë. Shkak ishte prishja e pazareve të drogës. Koka e viktimës nuk iu gjet kurrë.

koke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.