Inxhinier Helidon Kokona shprehet se tërmeti i 26 nëntorit konsiderohet në rastet e tërmeteve të forta fatale dhe nëse nuk do të ishin respektuar në masë kodet atëherë të gjitha godinat civile do të ishin shembur.
“Në rastin tonë tërmeti ishte fatal që i çon objektet në prag të kolapsit. Nëse nuk do të ishin respektuar në masë kodet jam i bindur që të gjitha godinat civile duhej të ishin kthyer në krematoriume gjigande ku do ishin varrosur njerëz. Unë dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë korifejtë e inxhinierisë së projektimit në vite pas viteve 50. Sot nuk kemi fatalitete ekstreme. Kemi gjendje normale për tërmete shkatërrues”, tha ai në Ora News.
