Në gjithë botën mbrëmjen e djeshme rrjetet sociale më të përdorura Facebook, Instagram dhe ËhatsApp, nuk funksionuan për disa orë. Të gjithë përdoruesit e tyre nisën të komentonin dhe madje të bënin meme për këtë situatë në Tëitter dhe në këto rrjetet pas rregullimit të problemit.
Pas rikthimit në normalitet, Enca Haxhia vendosi që të publikojë në Instastory një status, ku shkroi: “Ohh, instagram-i im i dashur, sa më mungove!”.
Ndjekësit i kanë shkruar këngëtares mesazhe të shumta dhe disa prej tyre këngëtarja vendosi t’i ndajë me të gjithë publikisht.
“Nëse mbyllet seriozisht Instagram-i, ti falimenton si njeri automatikisht”,- i shkruante një ndjekës, së cilit, Enca iu përgjigj: “Po u mbyll Instagram-i im, ti ngel pa punë i pari. Thuaj faleminderit Zotit, faleminderit Allah, faleminderit Buddha”. Më pas ajo shtoi: “Fansat e mi toksik ju”.