Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat së bashku me Presidentin e Komisioni Europian, Ursula Von Der Leyen, për të folur në lidhje me çeljen e një faqeje të re për arsimin në vendin tonë, siç është hapja e degës së re në Tiranë të Kolegjit prestigjioz Europian të Bryzhit.
Rama tha se është inkurajuese të shohësh BE të kaloj kaq shpejt nga fjalët në vepra.
Sipas tij Bashkimi Evropian më shumë se sa ekonomia apo tregtia është i rëndësishëm për dijen.
Kryeministri shprehet po ashtu se BE është udhëzuesi më i mirë për një shtet që vjen nga një epokë e errët, për të ndryshuar dhe për t’u bërë një vend me demokratik.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Është afër mendsh që jemi shumë të lumtur sot. Është vërtet inkurajuese të shohësh BE ta kaloj kaq shpejt nga fjalët ne vepra, është e pazakonte. Më duhet të them që kjo është diçka që e kemi përjetuar vitet e fundit falë përkushtimit të presidentes, që na ka shoqëruar në momente shumë të errëta, si në momentin kur tërmeti shkatërrimtar goditi Shqipërinë dhe mund ta them pas asnjë dyshim që pa të, rrugëtimi ynë për t’u ringritur do të kishte qenë thjeshtë i pamundur.
Thënë kjo, dua po kështu të nënvizoj, se sa e rëndësishme është kjo nismë që merr jetë sot brenda një kohë të shkurtër. Sepse në priremi gjithmonë të mendojmë që Europa ka të bëjë me ekonominë, financimin dhe tregun, këto janë të vërteta, por unë mendoj që Europa ka të bëjë më shumë me dijen.
Unë gjithmonë mendoj se sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend dhe sa të bekuar jemi që rrethohemi nga BE. Po të hedh një sy në të shkuarën tonë, nuk ka shumë arsye për të qenë shumë të frymëzuar, apo për të besuar në një të ardhme të ndritshme dhe nëse ka një arsye që vende të ndryshme që vijnë nga një e shkuar e tillë dhe nuk e gjejnë këtë, ndodh sepse nuk rrethohen nga Europa.
Askush nuk mund t’u mësojë vendeve që gjendet në pjesë të tjera të botës që duan të ecin përpara, duke transformuar shtetin e tyre, BE është më i miri që e bën këtë, askush, nuk mund ta shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vetë e të sigurojë një shtet demokratik, sic bën BE. E di që nuk është aspak e lehtë, nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE, por nuk ka rrugë tjetër. Ja pse besoj se ky kolegj është më shumë se sa një universitet që vjen këtu nga jashtë dhe bëhet pjesë e sistemit tonë.
Kjo përveç kësaj është një mësim edhe më i thelluar edhe për vetë BE dhe për rrugëtimin drejt tij.
Besoj se shumë më të rinj shqiptarë, më shumë se 31 janë të prirur të jenë pjesë e saj dhe ky numër do të rritet në vitet në vazhdim, por konkurrenca do të bëhet akoma më sfiduese.
Nuk dua të zgjatem më shumë, sepse doja të lija vendin 3 zonjave që janë forca reale e kësaj, por Luigi do gjithmonë të flasë, pasi sipas tij nëse nuk flas unë evenimenti nuk është i rëndësishëm.
Faleminderit që i them Ursulës është i ndjerë nga zemra dhe kuptimplotë, sepse ajo e mori përsipër dhe e bëri, kaq e thjeshtë.
