Uniformat blu i kanë sekuestruar makinë e blinduar ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit Edmond Koseni.
Aksioni për sekuestrimin e automjetit të Kosenit është bërë në Peqin nga forcat operacionale. Vetë Koseni është shoqëruar nga policia dhe më pas është lënë i lirë. Kush është Edmond Koseni? Ai njihet si komisari i Peqinit të vitit 1997, i vetmi vend ku nuk u shpërthyen depot e armëve. Ai arrestoi Nehat Kullën e Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë.
Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve. Më pas ai u pezullua nga detyra për më shumë se dhjetë vjet, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, ndërsa është akuzuar se rrihte personat që ndaloheshin në momentin e shoqërimit në Komisariat.

