Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kombëtarja shqiptare mposhtet 2-0 nga Çekia

22:48 / October 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7265
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 2-0 në transfertë nga Çekia, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Një sfidë që foli më shumë për vendasit, por rastet nuk munguan as për Shqipërinë, që pas kësaj disfate zbret në vendin e tretë në renditjen e grupit B1. 

Ndeshja nisi malore për kuqezinjtë, që e panë veten në disavantazh që në minutën e 3-të, kur Chory pas një krosimi të marrë nga e majta, e shfrytëzoi si duhet dhe e ndali topin në fundin e rrjetës. Pas këtij goli, skuadra e Silvinjos e kishte të vështirë për të dalë përpara dhe si rrjedhojë çekët vazhduan sulmet në kërkim të golit të barazimit. 

Rasti i parë i rrezikshëm për Shqipërinë ishte ai i minutës së 24-t, kur Bajrami provoi me një gjujatje të fortë nga jashtë zone, por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Mundësi shumë e mirë ishte edhe ajo e minutës së 36-të, ku Qazim Laçi dhe Kristjan Asllani nuk u kuptuan si duhet në afërsi të zonës. 

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Çekisë, ndërsa fraksioni i dytë, nisi me Shqipërinë më kërkuese. Në minutën e 52-të, Jasir Asani kishte mundësinë ideale për të barazuar shifrat, por gaboi gjithçka duke gjuajtur mbi traun e portës. 

Goditjen e dytë çekët e dhanë në minutën e 63-të, kur Chory i pa markuar në zonë, ia doli të shënojë me kokë për 2-0. Kuqezinjtë tentuan të reagojnë dhe iu afruan golit në dy raste me Asllanin dhe Tucin, gjuajtjet e të cilëve u ndalën nga portieri Kovar. 

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe ndeshja u mbyll me fitoren e çekëve, të cilët ngjiten në vendin e dytë në grup me 6 pikë, po aq sa Gjeorgjia kryesuese. Me këtë humbje, Shqipëria zbret në vendin e tretë me 3 pikë, pas tre ndeshjeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

11:55 / November 6, 2026

Rama inspekton punimet në bypass-in e Tiranës: Do ta çlirojë kryeqytetin nga trafiku/ Shpronësimet do të bëhen sipas ligjit

11:53 / November 6, 2026

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.