Kombëtarja shqiptare përpos paraqitjeve pozitive që po bën në fushën e lojës, stafi i kuqezinjve po punon shumë edhe me talentet shqiptarë që luajnë nëpër kampionate të huaja. FSHF-ja duket shumë afër një tjetër risie për ndeshjet e ardhshme.
Këtë herë lojtari që ka përfunduar në radarin e Sylvinhos dhe stafit të tij është sulmuesi i Mainz, Nelson Weiper. Ky i fundit është lojtar i Gjermani U-21, por FSHF-ja po tenton ta veshë me fanelën kuqezi. E bujshme pasi tashmë një tjetër talent mund të zgjedhë kuqezinjtë.
Në fakt 18-vjeçari ka lindur në Gjermani, teksa vetëm nëna e tij është shqiptare. Kjo ka shtyrë FSHF-në t’ua “rrëmbejë” gjermanëve talentin e të ardhshmes. Mbetet të presim për të mësuar nëse Weiper do të përfaqësojë Shqipërinë në Euro 2024 që zhvillohet pikërisht në Gjermani vitin e ardhshëm.
🇦🇱 The Albanian Football Federation (FSHF) is on the verge of successfully persuading Mainz and Germany U21 striker Nelson Weiper (born in 2005) to make the switch to Albania, despite not being fully Albanian – only his mother is Albanian. He is widely regarded as one of the most… pic.twitter.com/EA9Zzkpc7P
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) October 29, 2023