Kombëtarja U19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka startuar ditën e sotme grumbullimin në Durrës. Gjatë katër ditëve punë intensive (14-17 korrik), janë planifikuar edhe dy miqësore që do t’i shërbejnë më shumë teknikut Dede, për të vlerësuar gjendjen e futbollistëve.
Miqësoret do të vendosin kuqezinjtë përballë Apolonisë U19, si dhe kombëtares U18. Ndërkohë, stafi teknik ka grumbulluar 25 futbollistë, të cilët në përgjithësi aktivizohen me skuadra e moshave të klubeve shqiptare.
Sakaq, mosha e pjesës më të madhe të grumbulluarëve është 18-vjeçare, ndërsa më i riu i grupit është Simon Simoni, portier i Shënkollit, vetëm 16-vjeçar.

