Sot në orën 18:00, kombëtarja zbret në fushë në Kishinjev përballë Moldavisë vendase, përballje që pritet të sjellë kualifikimin zyrtar të kuqezinjve të Sylvinhos në Euro 2024.
Djemtë e Kombëtares synojnë fitoren. Formacioni i shqiponjave do të jetë ai i fitores 3-0 kundër Çekisë, me ndryshimin e vetëm në qendër të mbrojtjes. Repart kur Ardian Ismajli rimerr postin e titullarit përkrah kapitenit Berat Gjimshiti, duke zëvendësuar Arlind Ajetin e dëmtuar.
“Stadionul Zimbru”, me një kapacitet prej 10.500 tifozësh, do të jetë “sold-out”. Tifozët vendas ëndërrojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Në stadium do të ketë rreth 1 mijë zemra shqiptare, me Tifozat Kuq e Zi që nuk e lënë kurrë vetëm Kombëtaren.
Me besimin që në fund do të ketë festë kuqezi në stadiumin e Kishinjevit dhe gjithkund ku ka shqiptarë. Pasi të gjithë po presin me emocione rikthimin për herë të dytë në histori në një kompeticion Europian.