Pas një sezoni të suksesshëm dhe me sallën plot në Teatrin Eksperimental në Tiranë, Komedia “Nuk degjoj, Nuk shikoj, Nuk flas” fillon rrugetimin e saj nëpër Shqipëri .
Komedia ka lidhje me njëlloj bullizmi që ekziston karshi njerezve që kanë një mangësi të caktuar. Mjafton ta mendosh një moment që ai që nuk dëgjon, flet me atë që nuk shikon nëpërmjet përkthimit me gjeste që i bën ai që nuk flet.

Dhe situatat janë të tilla që gjithmonë ata duhet të jenë të tre pa e kuptuar dhe pa e ditur dhe kjo fillon edhe merret vesh nga fundi që të tre duan të njëjtën vajzë.

Shfaqjet e para për këteë sezon të ri artistik i ka në Teatrin “Skampa” në Elbasan nëe datat 27,28,29 shtator ora 19.00.

Aktorët Romir Zalla, Ervin Bejleri, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta personifikojnë katër personazhet, të cilët janë plot jetë, pavarësisht kufizimeve të tyre fizike.
Shfaqja vjen me regji të Donard Hasanit dhe Valdrin Hasanit, ndërsa producente është Shegushe Bebeti. / Anduena SEFGJINI/
