Aktori i ‘Portokallisë’, Ledio Lako ka bërë një status ironik për grevën e nisur këtë mëngjes në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Në Facebook, Lako shkruan se kontrollorët kanë bërë një gabim.

Sipas aktorit, ata të Albcontrol duhet të kishin pritur sa të ikte kryeministri Edi Rama në Turqi apo në një vend tjetër dhe më pas ta mbyllnin, duke lënë atë jashtë.

“Këta të Albcontrol kanë bërë një gabim! Duhet të prisnin sa të ikte Rama në Turqi apo në një shtet Europian dhe pastaj ta mbyllnin! Le të vinte me skafin e ndonjërit pastaj,”- shkruan Lako.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here