A keni menduar ndonjëherë sesi do të duken Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi apo edhe Sali Berisha pas 30 vitesh?!
Një aplikacion i ri po bën namin në rrjetet sociale. Për pak sekonda ju mund ta shihni veten sesi do të dukeni pas 30 vjetësh.
Gazeta Express vendosi t’i ngarkojë fotot e liderëve kryesorë të vendit për të parë si do të duken ata pas disa vjetësh, përfshi këtu dhe disa figura që nuk bëjnë pjesë në politikën active, por mbeten me peshë.

Fytyra e Lulzim Bashës, liderit të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi… dhe mos harroni se foto tregon Ruçin në një moshë thuajse 100 vjeçe
Ish lideri historik i PD-së Sali Berisha, i cili sot është mbi 70 vjeç
Ja sesi do të dukej deputetja më e bukur shqiptare pas 30 vitesh… kjo është Grida Duma në “pleqëri”
Nuk mund të mos mungonte Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali
Sot është kryetar Bashkie i Tiranës dhe jo të paktë janë ata që mendojnë se brenda pak vitesh Erion Veliaj do të jetë kryetari i ri i PS-së. Kjo është foto e tij
Një politikane e re në moshë e cila mban një emër mjaft të njohur për shqiptarët. Si do të duket Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit pas 30 vitesh.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës. Ja sesi do të duket Belinda Balluku pas rreth 3 dekadash.
Fytyra e kryeministrit të vendit Edi Rama, i cili pas 30 do të ishte rreth 80 vjeç.
Presidenti i Republikës Ilir Meta
