Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komisionerja Kos dhe Muzhaqi: Mbështetje Shqipërisë për të përfituar nga programet e BE-së

18:06 / March 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2222
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ndalesën e saj të fundit gjatë ditës së sotme në Elbasan, e ka kryer në shkollën e mesme “Dhaskal Todri”, ku së bashku me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, takuan nxënës nga Shqipëria dhe Serbia të cilët marrin pjesë në programin “Supershkollat” të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

Kjo nismë rajonale e financuar nga BE-ja dhe Gjermania nxit dialogun, pajtimin dhe shkëmbimin kulturor midis të rinjve në Ballkanin Perëndimor, duke ndihmuar për kapërcimin e paragjykimeve, ndërtimin e urave mes komuniteteve dhe promovimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Komisionerja Kos tha se: “vizita e sotme ka përforcuar besimin tim te ndikimi i thellë i mbështetjes së BE-së në Shqipëri. Fola me gra që po rindërtojnë jetën e tyre nëpërmjet aftësive të reja dhe punësimit, si dhe me të mbijetuarat e dhunës në familje që gjejnë forcë përmes mbështetjes. Pata diskutime të gjalla me mësues dhe nxënës të shkollave të mesme nga Shqipëria dhe Serbia, të cilët po kapërcejnë barrierat nëpërmjet shkëmbimit kulturor. Kjo është një dëshmi se si komunitetet vendase mund të fuqizojnë njëri-tjetrin për të krijuar mjedise më të sigurta dhe më të mira për të gjithë brezat, si dhe për të qenë aktorë të pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”.

Ajo përsëriti se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në mënyrë që të përfitojnë nga programet e BE-së dhe të përjetojnë avantazhet e procesit të anëtarësimit, edhe para anëtarësimit zyrtar në BE. “Sot më shumë se kurrë, BE-ja është e angazhuar të mbështesë Shqipërinë për të përshpejtuar rrugën e saj të integrimit në BE dhe për t’u bashkuar me familjen e BE-së. Ne do të vazhdojmë të nxisim modernizimin e shoqërisë shqiptare, duke punuar së bashku me pushtetin qendror, bashkitë dhe qytetarët drejt një të ardhmeje më të begatë, të barabartë dhe paqësore”, deklaroi ajo.

“Supershkollat” është një program rajonal shkëmbimi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO). Programi lidh shkollat e mesme nga Ballkani Perëndimor, duke promovuar ndërtimin e paqes, pajtimin dhe mirëkuptimin ndërkulturor. Me 4.5 milionë euro nga BE-ja dhe 1 milionë euro nga Gjermania, projekti inkurajon të rinjtë të përfshihen në dialogun ndërkufitar, duke nxitur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për një të ardhme të përbashkët.

333 1
111 1
2222

BE bora muzhaqi Dhaskal Todri EU Marta Kos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.