Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Komisioni Europian publikon progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e tjera aspirante

17:02 / October 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KE 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Evropian pritet të publikojë nesër raportet e progresit për secilin vend të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë  në rrugën e reformave të integrimit evropian, pas mbledhjes së sotme të Kolegjit të këtij institucioni.

Fillimisht, komisioneri përgjegjës për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi do të prezantojë një përmbledhje të raporteve për secilin vend para anëtarëve të komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian të mbledhur në Strasbourg.  Më pas, raportet do të prezantohen në një konferencë për shtyp nga komisioneri përgjegjës për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Raportet e progresit përmbajnë detajet e procesit të reformave të integrimit në çdo fushë të rrugëtimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Raporti mbi Shqipërisë dhe vendeve të tjera njeh problematikat e secilit vend, por pa përdorur një gjuhë të ashpër lidhur me shqetësimet kryesore që kanë shtetet anëtare për çështjet kyçe siç është demokracia, shteti ligjor, të drejtat dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian.

Evitimi i përdorimit të një gjuhe të ashpër bëhet me synimin për të inkurajuar vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian si Shqipëria të mos dekurajohen dhe të ngadalësojnë ritmin e reformave të integrimit në një kontekst të rënduar nga pandemia dhe influence sa më të madhe që synojnë të ushtrojnë aktorë të tjerë në rajon.

Në raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian i përmbahet qëndrimit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja vendet duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjatë samitit BE-Ballkan Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen iu referua një mundësie për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet në dhjetor.

Megjithatë, kjo mund të ndodhë vetëm nëse jepet dakordësia nga autoritetet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi udhërrëfyesin për zgjidhjen e ngërçit bilateral midis dy vendeve lidhur me probleme të historisë, identitetit dhe gjuhës.

Ndërkohë, ABC ka mësuar se ka disa shtete anëtare që janë sërish të lëkundura për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë pas njohjes me raportin përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në Shqipëri, problemet me shtetin ligjor dhe lirinë e medias.

Por këto shtete nuk do të pengojnë hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë nëse zgjidhet problemi midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi vendi tashmë ka humbur shumë kohë që pas marrjes së statusit të vendit kandidat në qershor të 2014. Por ato do të tregohen të rrepta gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit. Kjo do të thotë, që Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë të avancojë në këtë proces nëse nuk kryen reforma të vërteta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revolucioni i Flamingove”, Rama për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shqipëria nuk shitet! Nuk ndihem i kërcënuar, protestat janë pjesë e demokracisë!

17:59 / September 20, 2026

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK

17:33 / September 19, 2026

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.