Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Komisioni i Ligjeve miraton ligjin për regjistrimin e popullsisë, pyetjet për etninë dhe fenë pikat e nxehta

19:35 / October 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ulsi manja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhbllokohet pas dy vitesh projektligjin për censusin (regjistrimin) e popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim projektligjin për regjistrimin e të gjithë personave shqiptarë apo të huaj që ndodhen në Shqipëri, bashkë me objektet, duke i hapur rrugë miratimit në tërësi dhe më pas në Parlament.

Nisma e depozituar në Kuvend që në vitin 2018, u prezantua nga zëvendësministri i Jashtëm Agron Tare dhe Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli. Miratimi i projektligjit është një nga 15 kushtet shpallura nga Bashkimi Evropian për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Pika më e nxehtë e pyetësorit në kuadër të ligjit të censit, janë pyetjet mbi etninë dhe fenë, të cilat pritet të prodhojnë debate dhe zhvillime të befasishme ashtu si 10 vite më parë. Minoriteti grek ka pretenduar se zinte rreth 15 % të popullsisë në Shqipëri.

Por,  nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, rezultoi se minoriteti grek ishte vetëm 0.87 %. Partitë që përfaqësojnë minoritetin pretenduan se regjistrimi ishte manipuluar dhe se ishte ushtruar presion, për të mos deklaruar etninë greke. Ato nisën në regjistrim paralel, që dështoi. Debate ngjalli edhe përkatësia fetare. Me miratimin e ligjit të ti, çdo person brenda territorit shqiptar do të deklarojë edhe një herë përkatësinë etnike dhe fetare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive

11:32 / August 28, 2026

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.