Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Komiteti Olimpik degradon, Presidenti me polici në zyrë!

21:03 / January 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bezhani v
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vazhdon të degradohet akoma më shumë situata në KOKSH. Të dyja palët, Presidenti Bezhani dhe Komiteti që mbështet sekretarin Bello, do të organizojnë asambletë paralele. Shteti nuk ka mbajtur deri tani asnjë qëndrim zyrtar. Të mërkurën në mbrëmje presidenti me Policinë shkoi në zyrat e KOKSH, por deri në mesnatë porta ka qenë e mbyllur me administratën brenda.

Vazhdon një gallatë e madhe në Komitetin olimpik. Të dy palët kanë ngritur heshtat, por tashmë kanë dalë nga llogoret. Mbrëmja e së mërkurës ka qenë tepër kritike, kur presidenti i pezulluar nga kryesia, Bezhani, së bashku me Policinë kanë shkuar të hyjnë me forcë në ambientet e zyrave të KOKSH.

Administrata ka mbyllur derën nga brenda deri në 11 të natës, kur më pas ata janë larguar. Sekretari ka mundur të ikë në shtëpi, por ka lënë gjithë natën rojë një nëpunës. Ndërkaq, pritet që në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit të zhvillohen dy asamble të jashtëzakonshme, njëra nga presidenti i pezulluar Bezhani dhe tjetra nga Komiteti i shkarkuar nga Bezhani.

Bezhani do të bëjë Asamblenë e tij, shkruajnë mediat, të cilën ka deklaruar se do të jetë një Asamble Statuore, ndërsa pjesa tjetër do të zhvillojë Asamblenë e Jashtëzakonshme për të cilat ka mbledhur tashmë mbi 2/3 e firmave dhe ku me të gjitha gjasat do të kalojë në mocion besimi dhe rrjedhimisht shkarkimi, vetë Bezhani. Dilema është se cilën nga këto dy asamble do të njohin strukturat shtetërore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria luan “finale”/ Në orën 18:00 në Budapest, kuqezinjtë përballen me Bjellorusinë

13:35 / November 15, 2026

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani

21:18 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.