Komiteti ekspertëve të shëndetësisë komunikoi këtë të hënë disa masa të reja kufizimi për Shqipërinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP ka publikuar edhe hartën e Shqipërisë e cila është e ndarë në bazë të rasteve të të infektuarve gjatë 2 javëve të fundit.
Harta është e ndarë në të kuqe, portokalli dhe e verdhë. E kuqe zonat me rrezik të lartë, zonat portokalli me një rrezik të mesëm dhe e verdhë ato me rrezikshmëri më të ulët.
“Është e ndarë në bazë të shifrave të të infektuarve në dy javët e fundit. Në zonë e kuqe është Fieri, Gjirokastra, Gramshi, Korça, Kavaja, Mirdita, Tirana, Tepelena, Përmeti, Saranda dhe Tropoja.
Në zonat portokalli, Berat, Devoll, Durrës, Elbasan, Kukës, Lezhë, Librazhd, Lushnjë, Peqin, Pogradec, Shkodër dhe Vlorë”, tha ajo.

