Pak ditë pasi u njoftua se kompania amerikane Pfizer ka krijuar vaksinën e cila ofron 90% mbrojtje nga koronavirusi, Rusia ka deklaruar ditën e sotme se vaksina e saj Covid është 92% efektive, çka e bën atë më të mirë se vaksina e zhvilluar nga kompania amerikane Pfizer. Nga 20 infeksione të regjistruara deri tani, vetëm dy u shfaqën në persona që kishin marrë vaksinën e quajtur Sputnik V. Rezultatet u bën me dije nga ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko, i cili tha se Sputnik V është zgjidhje efikase për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Megjithatë, shkencëtarët kanë vënë në pikëpyetje zbulimet, duke paralajmëruar për pasiguri të konsiderueshme për shkak të numrit të vogël të të infektuarve në test.
Pfizer bëri të ditura të hënën rezultatet e vaksinës, që thoshin se është është 90% efektive, pasi konfirmoi 94 infeksione përfshirë deri në tetë vullnetarë që kishin marrë vaksinën. Çdo numër mbi 60% për një vaksinë është arritje e madhe, pasi do të thotë se ajo mund të nxitë imunitetin e tufës në popullatë.
