Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kompanitë ajrore amerikane në vështirësi për të gjetur pilotë

20:30 / February 18, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
99 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mungesa e pilotëve në Shtetet e Bashkuara po kufizon numrin e fluturimeve që linjat ajrore mund të kryejnë, duke shkaktuar vonesa dhe anulime gjatë periudhave kur kërkesat për të udhëtuar janë të mëdha. Disa kompani të mëdha ajrore po bashkëpunojnë aktualisht me shkollat e pilotëve ose kanë nisur programet e tyre të përgatitjes, për të krijuar një ekip më të larmishëm pilotësh.

Ashley Montano nuk kishte bërë asnjë fluturim deri në verën e kaluar.

Me dy diploma në fushën e kriminalistikës, ajo la punën e saj të analizimit të të dhënave të dënimeve me burg dhe mori një hua për të ndjekur Akademinë e Aviacionit të kompanisë ajrore “United Airlines”.

Tani ajo është duke u përgatitur për të ulur një aeroplan të vogël me tre pasagjerë në shkretëtirën e Arizonës.

“Kompania “United Airlines” po bënë përpjekje për ta bërë më të larmishëm personelin e saj, duke punësuar më shumë gra dhe njerëz me ngjyrë. Ishte me të vërtetë një mundësi dhe moment i përsosur për mua, për të ndryshuar karrierën dhe për të filluar diçka të re”, thotë ajo.

Kompanitë ajrore janë ankuar për mungesa personeli në vitet e fundit. Gjatë pandemisë kjo u përkeqësua pasi pilotët u inkurajuan të dilnin në pension të parakohshëm sepse pandemia e koronavirusit shkaktoi një rënie dramatike të numrit të fluturimeve në vitin 2020.

Disa kompani ajrore amerikane kanë filluar programet e tyre të trajnimit ose po bashkëpunojnë me shkollat e aviacionit për të siguruar një brezë më të larmishëm pilotësh. Më pak se 4 për qind e pilotëve aktualë të linjave ajrore janë me ngjyrë dhe më pak se 5 për qind janë gra.

Kostoja e shkollimit dhe plotësimit të orëve të detyrueshme të fluturimit është e lartë. Për sigurimin e 1,500 orëve të detyrueshme të fluturimit duhen deri 100 mijë dollarë.

Pasi studentët të mbarojnë shkollën, ata duhet të gjejnë punë si instruktor fluturimi për të arritur numrin e mjaftueshëm të orëve të fluturimit për t’u punësuar nga një linjë ajrore rajonale.

“Mungesa e përfaqësimit të grave më dekurajoi në fillim, por tani e shoh veten si pjesë të valës së parë të madhe të grave pilote. Unë do të jem pjesë e ndryshimit”, thotë Sara McCauley, studente në Akademisë së Aviacionit të kompanisë “United Arilines”.

Mungesa e pilotëve kontribuoi në një rritje prej 52 për qind të anulimit të fluturimeve në Shtetet e Bashkuara në vitin e kaluar krahasuar me vitin 2021, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë ndikimi ka patur moti dhe trafiku ajror i mbingarkuar për këtë.

Mungesa po u jep sindikatave të pilotëve më shumë fuqi në negociatat për kontratat e punës që u ndërprenë nga fillimi i pandemisë.

Kontratat e reja me siguri do të përfshijnë rritje të mëdha pagash që do të rrisin kostot e operimit për linjat ajrore. Sipas Departamentit amerikan të Punës, paga mesatare vjetore për pilotët e linjave ajrore amerikane vitin e kaluar arriti në 200 mijë dollarë.

Mungesa e pilotëve është më e rëndë për kompanitë më të vogla ajrore që nuk paguajnë aq mirë dhe shërbejnë si hap tranzicioni drejt punësimit në linjat më të mëdha ajrore që ofrojnë paga më të larta.

“Southwest Airlines” ka më shumë se 700 avionë, por i parkon 40 deri në 45 prej tyre çdo ditë për shkak të mungesës së pilotëve, thotë preisdenti i kompanisë, Bob Jordan.

Kompani ajrore “Southwest Airlines” pritet të punësojë 2250 pilotë këtë vit, duke i tërhequr ata kryesisht nga linja ajrore më të vogla.

“Ata nuk kanë aq pilotë sa u nevojiten dhe do të vazhdojnë të punësojnë mijëra pilotë në vitet 2023 dhe 2024. Pra, ne ende nuk jemi afër zgjidhjes së problemit të mungesës së pilotëve”, thotë analisti Henry Harteveldt nga organizata hulumtuese “Atmosphere Research Group”.

Qeveria amerikane vlerëson se do të ketë rreth 18 mijë vende të hapura pune për pilotë në vit këtë dekadë, shumë prej tyre për t’i zëvendësuar pilotët që do të dalin në pension.

Megjithatë, Administrata Federale e Aviacionit ka lëshuar gjatë pesë viteve të fundit. vetëm rreth 5200 patenta për pilotë në vit.

Disa parashikime mbi mungesën e pilotëve të bëra nga sektori privat janë madje edhe më të zymta./Voa

Kompanitë ajrore pilotë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.