Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Kompozitori për këngën “Zjerm”: Përfaqësimi më autentik. Polo: Uroj ta sjellim Eurovision 2026 në Shqipëri

20:30 / May 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 16 174323
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ngjitet në skenën e madhe të Eurovision me këngën “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, duke mbyllur natën finale si kënga e 26-të në renditje. Kompozitori Sokol Marsi, thotë se kjo është një ndër përfaqësimet më autentike që Shqipëria ka sjellë ndonjëherë në Eurovision. Duke komentuar këngën “Zjerm”, kompozitori Sokol Marsi tha se ndërthurja e ritmeve elektro-pop dhe motiveve shqiptare janë ndër arsyet që kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe mediave ndërkombëtare.

“Shqipëria gjithmonë është përfaqësuar me artistin në Eurovision dhe jo me performancën. Shqipëria ka shumë pjesëmarrje në finale dhe ka pasur një prezencë të mirë në Eurovision. Rasti i këtij viti është se që kur e kam dëgjuar këtë këngë thashë se kjo duhet të ishte kënga që duhet të na përfaqësonte pasi është një këngë ku identiteti shqiptar ishte brenda këngës, i fshehur bukur në orkestrim, në tekst dhe erdhi në një simbiozë sëbashku me pjesën moderne dhe ritmike të zhanrit elektro-pop. Ishte një rast shumë i mirë ku tregon se folklori ynë, muzika jonë ka tendenca për t’u parë në dimensione të tjera”, tha kompozitori.

Zv.drejtoresha e RTSH-së, Aurora Polo vlerësoi se ndërthurja e tabanit shqiptar me pjesën moderne e ka bërë një sukses të vërtetë këtë këngë. ““Zjerm” është një këngë dinjitoze me taban shqiptar e ndërthurur me pjesën moderne, kishte një tekst shumë goditëse dhe kjo ishte suksesi i kësaj këngë në Festivalin e Këngës. Kjo këngë u mirëprit si nga publiku dhe juria dhe kjo këngë do na nderojë edhe në Bazel të Zvicrës. Është teksti, muzika, vetë këngëtarët që janë të veçantë në llojin e tyre dhe them me bindje që kjo është kënga më e mirë që ne kemi dërguar deri tani në Eurovision. Ne kemi artistë që vjen dhe shpalosim vlerat tona në një festival si Eurovisioni”, u shpreh ajo.

Lidhur me pritshmëritë e renditjes së Shqipërisë, për kompozitorin Sokol Marsi dhe zv.drejtoreshën e RTSH-së, Aurora Polo shpresojnë që Shkodra Elektronikë ta sjellë Eurovision 2026 në Shqipëri.

Eurovison zjerm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.