Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Komunikimi nëpërmjet rrezeve të dritës

18:14 / April 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DF8917FD 994F 4A68 9485
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Valët radiofonike përdoren në shumicën e paisjeve që komunikojnë nëpërmjet frekuencave për të shkëmbyer të dhënat. Por, informacioni në rritje mund të ngadalësojë procesin. Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar të Shkencës, një shkencëtare po përdor komunikimin me rrezet e dritës për të transmetuar informacionin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kevin Enochs, kjo metodë është më e shpejtë dhe më e sigurtë se nëpërmjet valëve të radios.

Studiuesja e shkencave kompjuterike Xia Zhou ka gjithnjë në mendje trafikun e rënduar të shkëmbimit të të dhënave.

“Problemi krijohet nga nevojat vazhdimisht në rritje për shkëmbim të dhënash mes paisjeve gjithnjë e më të shumta që zotërojmë sot”, thotë zonja Xia.

Po rritet numri i paisjeve pa tela dhe ndërsa shtohet trafiku i shkëmbimit të të dhënave, po ashtu krijohet edhe mbingarkesë.

Shumica e informacionit transmetohet nëpërmjet radiofrekuencave, të cilat nuk mjaftojnë për të gjitha paisjet kompjuterike që po ndërlidhen.

“Në komunikimin e sotshëm përdorim radiovalët. Ideja ime është që të shqyrtojmë mundësinë e komunikimit nëpërmjet spektrit të dritës së dukshme”, thotë zonja Xia.

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar të Shkencës, zonja Xia dhe një ekip i Kolegjit Dartmouth po zhvillojnë teknologjinë e quajtur Li-Fi, për të transmetuar të dhënat duke përdorur paisjet e ndriçimit në shtëpitë tona.

“Ideja është që t’i shndërrojmë llampat në transmetues të dhënash nëpërmjet variacioneve të dritës”, thotë zonja Xia.

Me montimin e një moduli të vogël, çdo llampë LED mund të shndërrohet në një paisje komunikimi në distancë.

“Ka një spektër shumë më të gjerë komunikimi. Është gjithashtu shumë më e sigurtë, pasi drita nuk mund të penetrojë muret. Pra, mund ta izolosh komunikimin brenda një dhome pa u shqetësuar se mund të përgjohet nga të tjerë”, thotë zonja Xia.

Mund të funksionojë madje edhe në errësirë, duke përdorur të ashtuquajturën “dritën e errët”.

“Lëshojmë impulse shumë të shkurtra nga llampat LED, të cilat janë të pakapshme nga sytë tanë, por që kapen nga sensorë që mundësojnë kështu transmetimin e të dhënave”, thotë ajo.

Kjo teknologji gjithashtu mundëson shkëmbim informacioni thjesht nëpërmjet gjesteve në ajër. Kjo do të ketë përdorim gjithnjë e më të madh, ndërsa vazhdojnë të prodhohen paisje me përmasa më të vogla.

Dritat në tavan p.sh. mund të pikasnin të gjitha lëvizjet e trupit tonë. Ekipi e ka testuar këtë lloj sistemi për të kontrolluar ndërveprimin në realitetin virtual, por potenciali i tij shtrihet përtej lojërave elektronike.

“Nëse infrastruktura në mjedisin që na rrethon, është gjithnjë e informuar për lëvizjet e trupit tonë, atëherë mund të komunikojmë pa patur asnjë paisje në trup”, thotë zonja Xia.

Teknologjia LI-FI kufizohet nga pamundësia për të përçuar muret.

Kjo do të thotë që çdo llampë në godinë duhet të jetë e lidhur individualisht me internetin, gjë që do ta shtonte shumë koston. Megjithatë, në të ardhmen ndoshta llampat e lidhura me internetin do të vendosen në të gjitha ndërtesat.

rrezeve të dritës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

WhatsApp sjell funksionin e ri, përdoruesit do të komunikojnë pa zbuluar numrin e telefonit

16:17 / July 1, 2026

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026

Studim: IA ndryshon sjellje kur biseda bëhet agresive dhe me tension

22:00 / April 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.