Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Komunitetet fetare janë turrur si partitë politike për Censin”, myftiu-avokatit: Nuk përkthehet në përfitim material

23:20 / September 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alket islami
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati dhe pedagogu, Alket Hyseni ju ka bërë thirrje të gjitha komuniteteve fetare që të mos ndihen sikur janë në garë përsa i përket plotësimit të përkatësisë fetare në formularin e Censit 2023.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hyseni, ka thënë se sipas tij, komunitetet fetare janë turrur si partitë politike në terren për të bindur njerëzit.

Nga ana tjetër, myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka thënë se nuk është problem pjesa e përqindjes pasi njerëzit duhet të shprehin atë që kanë në zemër, por shprehu shqetësimin se sipas tij, anketuesit po dalin vullnetarë që të plotësojnë të dhënat e qytetarëve.

Ornela Çuçi: Çfarë ju shërben ju dhe çfarë reformash do të bëjë shteti nga kjo gjë, këtë kam nevojë të di unë?

Ledian Cikalleshi: Asnjë komunitet fetar nuk ka asnjë përfitim ekonomik apo të ndonjë natyre tjetër në lidhje me përgjigjet që do të japin qytetarët. Kemi qenë të shqetësuar që qytetarët të japin përgjigjen e asaj që është dhe ndjen dhe pjesa e përgjigjes të përkthehet pikërisht, ajo që ai ndjen. Nuk është se na ul përqindjen ne, ose na rrit përqindjen. Ne si besimet fetare kemi njëlloj krenarie, “që jemi besimtarë dhe jemi krenarë për këtë” dhe kjo i shërben besimtarit për t’u vetëidentifikuar.

Ornela Çuçi: Po shteti shqiptar po harxhon shumë për Censin, janë shumë të ardhura që harxhohen.

Blendi Fevziu: Sa kushton Censi?

Alket Hyseni: 17 milionë Euro është buxheti.

Blendi Fevziu: Sa? 17 milionë Euro për t’u regjistruar?

Alket Hyseni: Censi është shumë i rëndësishëm për një vend. Për fenë, përfitimet janë të aspektit studimor, doktrinor. E rëndësishme që të sqarojmë një gjë, debati që u bë është ”ta lëmë opsionale apo të detyrueshme”. Tek çështjet fetare nuk mund të ketë penalitete përveç vendeve që e lidhin fenë me shtetin. Ju bëj thirrje komuniteteve fetare, janë turrur si partitë politike në terren. Ato nuk votohen dhe bindja e njerëzve nuk vjen se dalin ata në terren. T’i sqarojnë besimtarët në institucionet e tyre fetare dhe të punojnë me njerëzit e tjerë për t’i sqaruar, por të mos dalin në të gjitha mediat pafund, sikur ka filluar garë. Një besimtar i mirë nuk frikësohet nga këto, deklarohet vetë.

Ledian Cikalleshi: Ne nuk kemi problem çështjen e përqindjeve, mjafton që besimtarët të shprehin atë që kanë në zemër, nuk ka problem se ulet apo shtohet përqindja. Nuk përkthehet në përfitim material. Pjesa që kemi ngritur si shqetësim është pjesa e anketuesve që shpeshherë nuk kanë shkuar dhe kanë marrë vetëm emrat dhe ju kanë thënë që “nuk ka problem se i plotësoj unë pjesën e të dhënave të tjera”, po edhe pjesën e përkatësisë fetare, ai do t’i plotësojë? Ky ka qenë shqetësim real.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026

“Muzg në kopshtin e qershive”/ Vepra e Chekhov hap sezonin e ri në Teatrin kombëtar, duket si një kronikë aktuale

21:59 / September 24, 2026

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ish-shefja e SHISH nën masën “arrest në shtëpi”, largohet në heshtje nga SPAK

15:22 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.