Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Koncerti në Tiranë/ Ermal Meta zbulon surprizën: Do këndoj shqip! Po shkruaj edhe një libër për Shqipërinë

13:53 / September 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto Ermal Meta15251573331525157417 750x402 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 17 shtator të gjithë duhet të jemi në koncertin që Ermal Meta do të mbajë në Tiranë, kjo sepse këngëtari ka përgatitur një surprizë për publik shqiptarë që e zbuloi sot ekskluzivisht për Report Tv. Ermal Meta do të këndojë shqip, për publikun shqiptar që sigurisht e ka veçuar nga të gjithë, si më të veçantin.

“Do jem në datën 15 në Tiranë. Po e pres me padurim, në karrierën time kam bërë mbi 1 mijë koncerte, por kjo është hera e tretë në Shqipëri dhe këto kanë qenë herët me më shumë emocion, sepse është vendi im, kthehem në vendin ku kam lindur dhe publiku shqiptar më jep një emocion shumë të veçantë, herën e parë në 4-5 këngët e para mezi mbaja lotët.  Nuk i kam marrë masat për këtë koncert, nuk dihet si ndodh. Këngët që kam zgjedhur janë ato që kanë pasur sukseset më të mëdha, ajo në Sanremo, ato që kanë dalë si singël, duhet të jenë 26 këngë, por përgatis një surprizë të vogël për vëllezërit dhe motrat e mia, sepse unë nuk jam mësuar që të mësoj shqip, e di që është turp i madh, por dua të them të vërtetën. E kam filluar këngët në gjuhën italiane dhe melodinë e kam mësuar në gjuhën italiane, por do mundohem që të bëj diçka më të bukur”, tha ai.

Megjithatë, për Shqipërinë, vendin ku ai lindi dhe u rrit, nuk do të mjaftojë një këngë shqip. Ai po shkruan edhe një libër që ka të bëjë me atdheun e tij, mirëpo detajet na i kurseu, pasi është drejt fundit.

“Jam gati duke mbaruar një libër që ka të bëj me Shqipëri”, tha Ermal Meta.

Duke u rikthyer te koncerti që pritet të mbahet në 17 shtator, Ermal Meta tha se ka pasur një interes shumë të madh, e ndërsa shtoi se do të respektohen të gjitha masat anti-COVID.

“Kanë prenotuar bileta nga vende të ndryshme, Rumania, Hungari, Rusia, besoj se do të jetë një publik me flamur të ndryshëm. Unë e fillon në 8-10, do jetë në përputhje me masat anti COVID”, tha Meta.

COVID-i, edhe atë e ka ndikuar si artist, prandaj, gjëja e parë që tregon se do të bëj pasi të përfundojë koncertin në Tiranë, do të mbyllet në studio për të prodhuar një tjetër perlë muzikore nga pena e tij.

“Pas koncertit në Tiranë do mbyllem në studio dhe do të nxjerr një album të ri dhe ndjej dëshirën dhe nevojën që të shkoj në studio dhe të shkruaj diçka të re. Ka qenë një vit shumë i vështirë, se muzika humbi shumë interes, por më shumë nga ana e qeverisë, se këtu në Itali po krijohen shumë polemika, të diela stadiumet janë plot për ndeshjet e futbollit, por të njëjtat rregulla nuk vlejnë për koncertet, kështu që si është e mundur që qeveria e ka lënë muzikën pas, ka vendosur pasaportë vaksinimi për koncerte, por koncerte nuk ka”, tha Meta në një intervistë ekskluzive për Report Tv.

Ermal Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.