Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Konferenca Antikorrupsion/ Tabaku: Rama dhuroi spektakël, tregoi se s’jemi vendi më i korruptuar

19:42 / June 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku 770x425 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, teksa fliste për luftën e qeverisë shqiptare kundër korrupsioni.

Për Tabakun, dalja e Ramës në Konferencën e Parë të Antikorrupsionit ishte një lloj spektakli për t’iu treguar shqiptarëve se Shqipëria nuk është vendi më i korruptuar në kontinent.

Duke përmendur ish-ministrat dhe ish-deputetët që janë dënuar për korrupsion të nivelit të lartë, Tabaku shprehet se lista me emrat e figurave politike në radhët e PS-së, si të përfshirë në grup të strukturuar kriminal, duhet të zgjerohet akoma edhe më shumë.

Postimi i Tabakut:

Edhe sërishmi Shqipëria është vendi më i korruptuar

Mbreti i sajesave, Edi Rama, sot ka organizuar një tjetër lloj spektakli për t’i treguar shqiptarëve se ne nuk jemi vendi më i korruptuar në Europë.

I njëjti njeri që e quajti raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit si të “pavlerë” dhe që ishte “copy-paste” u foli sot qytetarëve për betejën e tij kundër korrupsionit.

Ironike po të mendosh që sot një ish ministër, një deputet dhe drejtorë të lartë janë të arrestuar as më shumë e as pak por për korrupsion të nivelit të lartë.

Akoma më ironike po të mendosh se lista e atyre që duhet të përfshihen në grupin e strukturuar kriminal duhet të zgjerohet edhe më shumë me ministra dhe kryetarë bashkie.

Por, kryeministri mendon ta fshehë kokën pas spektaklit dhe sajesave dhe riprodhon arritje imagjinare a thua se problemi jonë është korrupsioni në sportele.

A mos vallë 430 mln euro për 3 inceneratorët që ende sot paguhen është korrupsion i sporteleve?

A mos vallë thuajse 8 mld euro dëm ekoonomik në buxhetin e shtetit janë pasojë e korrupsionit në sportele?

1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa pjesa tjetër e tenderave jepet me një paracaktim aq të qartë saqë është bërë normë korrupsioni në tenderat publikë.

Parlamenti është kthyer në një noter të ligjeve me porosi dhe kalohet çdo nismë ligjore që i ofron parà qyl nga taksat e shqiptarëve oligarkëve të përhershëm.

Vetëm mbreti i sajesave mund të mendojë kështu!

Të parët për korrupsion falë qeverisë më të korruptuar në histori! Prandaj sot nga drejtësia e re pritet më shumë, pasi në të vërtetë korrupsioni sot është gangrena e Shqipërisë pasi është në nivelin e elitës qeverisëse.

Këtë korrupsion e ndalon vetëm ndërhyrja e fortë dhe imediate e drejtësisë si dhe vullneti politik që qartësisht mbretit të sajeve i mungon.

Prandaj sido të spërdridhet dhe sado të flasë apo dhe teorizojë kundër korrupsionit nuk mund të besohet, njeriu kryefajtor prej të cilit bashkëfajtorët e tjerë të korrupsionnit livadhisin sot të qetë në xhepat e çdo shqiptari.

denimet korrupsioni tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.