Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Konfirmohen 174 të vrarë në Gaza një javë që nga përshkallëzimi i luftës Izrael-Palestinë! Netanyahu zotohet të vazhdojë sulmet, Guterres: Të shmangen me çdo kusht sulmet ndaj civilëve

12:47 / May 16, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
LUFTA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 174 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë 174 të vrarë, mes tyre 47 fëmijë. Izraeli raporton për 10 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1000 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Lufta e përshkallëzuar nuk është ndalur që prej orëve të para të mëngjesit të së premtes, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do të vazhdojë të përgjigjet me forcë ndaj sulmeve me raketa ndaj Gazës,  Sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën 26 palestinezë mëngjesin e ditës së sotme, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Në një fjalim të mbajtur mbrëmjen e djeshme, Netanyahu tha se grevat do të vazhdonin për për aq kohë sa ishte e nevojshme dhe se gjithçka që ishte e mundur po bëhej për të kufizuar numrin e viktimave të cilat po rriten dita ditës.

“Pala që mban fajin për këtë luftë nuk jemi ne, jemi ata që na sulmojnë,” tha Netanyahu gjatë fjalimit të tij.

Një reagim ka ardhur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. Gjatë një komunikimi për mediat, ai bëri thirrje të ndalohen sulmet me çdo kusht ndaj mediave dhe ndaj civilëve. “Çdo sulm pa kriter kundër strukturave të mediave civile shkelin ligjin ndërkombëtar dhe duhet të shmangen me çdo kusht”, tha Guterres. Reagimi i tij vjen pasi ndërtesa 13 katëshe ku ishte vendosur rrjeti “Al Jazeera” dhe “Asociated Press” në Gaza u shkatërrua si pasojë e një sulmi me raketë nga Izraeli.

Mbrëmjen e sotme pritet edhe takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar lidhur me sulmin që po përjetojnë banorët në Gazë, por edhe gjetjen e një zgjidhjeje për përshkallëzimin e luftës.

Si nisi lufta? Përplasjet që po mbajnë botën pezull që prej të hënës…

1.Tri raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit Verior dhe sipas IDF, (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit), asnjë grup nuk mori përgjegjësinë.

2. Ushtria izraelite goditi në Gaza disa ndërtesa që sipas qeverisë përdoreshin nga militantët dhe inteligjenca.

3.Kundërpërgjigjia erdhi nga Hamas, që qëlloi me raketa Izraelin nga rripi i Gazës. Pas këtij momenti dhuna shpërtheu mes grupeve palestineze dhe izraelite brenda Izraelit.

4.Udhëtimet ndërkombëtare janë mbyllur, përfshirë edhe aeroportin kryesor atë në Tel-Aviv.

5.Janë 174 të vrarë në Gaza që sipas Izraelit ishin militantë.

Por si e sheh bota këtë përplasje?

Aleati kryesor i Izraelit, SHBA gjithashtu ka kërkuar armëpushim edhe pse ka njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Psaki tha se këshilltari i sigurisë kombëtare ka biseduar me homologun e tij në Izrael disa herë gjatë orëve të fundit. Ajo gjithashtu u shpreh se SHBA ka patur dialog të rregullt shumë herë në ditë me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari, duke qenë tepër të angazhuar. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se ajo është “shumë e shqetësuar” për përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Gaza.

Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar armëpushim. Gjithashtu në Izrael ka shkuar një delegacion nga Egjipti për të kërkuar armëpushimm, gjë që u refuzua menjëherë. Nga ana tjetër, Hamas ka kërkuar një armëpushim reciprok në këmbim të pushimit të sulmeve nga ana e Izraelit në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem. Por Izraeli nuk tërhiqet. Qeveria deklaron se Izraeli nuk po kërkon një armëpushim dhe as ka interes për një gjë të tillë. Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje të ndalohen sulmet me çdo kusht ndaj mediave dhe ndaj civilëve.

Por cila ishte shkëndija e parë e luftës?

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada. Izraeli ka aneksuar Jeruzalemin Lindor në 1980 dhe e quan kryeqytetin e tij, por shumica e botës nuk e ka pranuar,ndërsa Palestinezët kërkojnë pronat e tyre në më shumë se gjysmën e Jeruzalemit lindor.

gaza izrael
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Humbi jetën në krye të detyrës, efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

21:20 / June 4, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.