Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konfirmohet: Shqipëria u dënua me 110 milion euro për Becchettin

21:05 / July 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Becchetti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet shqiptare kanë afat deri më 20 gusht për të kundërshtuar vendimin e marrë nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, në favor të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe disa kompanive dhe ortakëve të tij, nënës së tij Liliana Condomitti dhe bashkëpunëtorëve Mauro de Renzis dhe Stefania Grigolon, për mbylljen e televizionit “Agon” pak vite më parë.

ICSID, dënoi Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Vendimi u mor në 24 Prill. Dy muaj më vonë, Avokatura e Shtetit njoftoi “fillimin e procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen dhe kontraktimin e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj..” me qëllim “përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID”.

Anullimi është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process. Një palë mund të kërkojë anullimin e plotë ose të pjesshm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar.

Nuk dihet se në cilën nga këto klauzola, do të mbështetet pala shqiptare në kundërshtimin e vendimit, i cili përfaqëson vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi./ Burimi: VOA

Agon Becchetti Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.