Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri të ditur se nuk do të ketë ndryshim të masave në fuqi dhe pse rastet janë rritur lehtë dhe në Shqipëri u konfirmua varianti Delta.
Pra, orari policor vijon të jetë 24.00-06.00 dhe muzika do të lejohet deri në orën 23.00. Rakacolli bëri thirrje që të respektohen edhe masa e mbajtjes së maskës në ambiente të mbyllura, duke tërhequr vëmendjen se nuk respektohet në qendrat tregtare etj.