Një 58-vjeçar është autori i vendosjes së sasisë së eksplozivit një ditë më parë në derën e shtëpisë së një biznesmeni në kryeqytet.
Sipas policisë është shpallur në kërkim A. B., 58 vjeç, pasi dyshohet të ketë vendosur eksplozivin në derën e jashtme të shtëpisë së Vasillaq Stavrit.
Pallati njihet ndryshe dhe me emrin “Pallati i gjyqtarëve” në rrugën “Mihal Popi” në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se mes 58-vjeçarit dhe biznesmenit ka pasur konflikt pronësie dhe vendosja e eksplozivit mund të ketë qenë një paralajmërim për Stavrin.
NJOFTIMI I POLICISE
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në rrugën “Mihal Popi” shpërtheu dera e jashtme e banesës së një shtetasi nga një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, identifikuan dhe shpallën në kërkim, shtetasin:
A. B., 58 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.