Pas dhunës nga vëllezërit Nikolla dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit ka pajisur me urdhër mbrojtjen familjen Kaçi. Me pretendimin se mes dy familjeve ka ende tensione, 78-vjeçari Pjetër Kaçi bërë një kërkesë në Gjykatën e Durrësit për urdhër mbrojtjeje ndaj gardistit, Martin Nikolla, gjë të cilën Gjykata e ka pranuar.
Vëllezërit Nikolla goditën me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi. Në mesin e burrave të familjes Nikolla që dhunuan familjen Kaçi, ishte dhe Martin Nikolla, punonjës i Gardës. Ai u shkarkua menjëherë nga Garda si dhe është arrestuar nga AMP.
