Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konflikti në Lindjen e Mesme, reagon Blinken: Do sigurohemi që Izraeli të ketë gjithçka që i nevojitet

17:30 / October 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blinken.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka marrë raporte për disa amerikanë të vrarë nga sulmet në Izrael.

“Jemi duke punuar jashtë orarit për t’i verifikuar ato”, tha Blinken për rrjetin televiziv CNN.

“Në të njëjtën kohë, ka raporte për amerikanë të zhdukur. Po punojmë për t’i verifikuar edhe ato”, shtoi ai.

Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës më 7 tetor – gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të ushtrisë izraelite me sulme ajrore.

Zyrtarët në Izrael raportuan për më shumë se 600 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Rripin e Gazës thanë se së paku 370 veta janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur në konfliktin që vazhdon.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, shprehu më herët “mbështetje të palëkundur” për Izraelin.

Hamasin, SHBA-ja dhe disa vende të tjera perëndimore e kanë shpallur organizatë terroriste.

Blinken tha SHBA-ja “ka gjasa” që të dalë gjatë ditës me ndihmë të re ushtarake për Izraelin.

“Fokusi ynë i parë është të sigurohemi që Izraeli ka atë që i nevojitet”, tha ai.

Më herët, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se, gjatë ditëve në vijim, Departamenti i Mbrojtjes do të punojë “për të siguruar që Izraeli ka atë që i nevojitet për ta mbrojtur veten dhe për t’i mbrojtur civilët nga dhuna dhe terrorizmi”./ REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.