Policia e Tiranës bën të ditur se ka arrestuar një 63-vjeçar në akuzën e dhunës në familje, pasi ka dhunuar vjehrrën e tij.
Sipas policisë mes G.Sh., 63 vjeç dhe kunatit të tij B.N., 48 vjeç ka nisur një konflikt verbal për një pronë. Konflikti ka agravuar në përdorimin e dhunës ku dhëndri 63-vjeçar ka dhunuar vjehrrën e tij, D.N.
NJOFTIMI I PLOTE
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi G. Sh., 63 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua në gjendje të lirë kunati i tij B. N., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive pronësie, në ndërtesën e tyre, në rrugën “Frosina Plaku” janë konfliktuar, konflikt i cili ka agravuar në përdorimin e dhunës fizike dhe për pasojë shtetasja D. N. ka marrë dëmtime nga dhëndri i saj, shtetasi G. Sh.
