Kongresi amerikan ka arritur një marrëveshje bipartizane për të financuar sigurinë në kufirin me Meksikën duke shmangur kështu një tjetër “shutdown” më 15 shkurt. Mediat amerikane citojnë burime nga Kongresi për këtë lajm.
Nëse duhet të kalojë, plani plani i shumëpritur do të zgjidhë fondet e nevojshme për të mos ndaluar qeverinë federale. Tashmë mbetet për tu parë se kjo marrëveshje do të ketë mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump.
Marrëveshja për të shmangur një tjetër shutdown nuk flet për murin me Meksikën, por parashikon 1.375 miliardë dollarë për të realizuar pengesa në kufi, ku 100 km do të jenë me rrjetë.