Ka nisur në Tiranë kongresi i Partisë Socialiste. I pranishëm është edhe kryetari Edi Rama, në krah të të cilit qëndrojnë Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi.
Në rresht me Ramën janë ulur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili mban në krah deputetët Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli.
Menjëherë në rreshin pas tyre janë ulur ata që njihen si ‘grupi i ligjeve’ në PS. Bëhet fjalë për deputetët Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Ermonela Felaj dhe ish- ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj, një eksponentë i vjetër në partinë socialiste. Xhafaj qëndron jo fort afër me Kryeministrin, ku siç dihet ende nuk kanë pasur një dalje publike së bashku që nga koha kur dha dorëheqjen nga MB.
Në vijim të rrjeshtit të parë duket i ish-ministrave Ditmir Bushati dhe Arben Ahmetaj.
Por ndërkohë që Bushati dhe Ahmetaj mund të dallohen në Kongres, ndonëse me vështirësi, Damian Gjiknuri nuk duket në planët që transmeton ERTV. Në disa plane të ndryshme të sektorit ‘VIP’, Gjiknuri nuk duket gjëkundi.