Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë me dije se anëtarët e Kongresit të SHBA kanë mbërrritur në Tiranë. Ajo ka paralajmëruar takime të rëndësishme për nesër.
“Kënaqësi e madhe të mirëpres anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë. Na ndiqni nesër për më shumë detaje!”, thotë Kim.
