Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kongresmeni amerikan i dërgon letër Biden: Anëtarësoni Kosovën në NATO

21:38 / March 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
161212 r29153
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëpërmjet një letre, kongresmeni amerikan Ritchie Torres i ka drejtuar një kërkesë Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit Antony Blinken që të bëjnë më shumë për anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO.

Torres thekson në letrën e tij se Kosova është një aleat i ngushtë dhe mjaft besnik i SHBA-së dhe duhet t’i bashkohet aleancës si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon.

“Për më tepër, më 3 mars, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën i bën thirrje qeverisë së tyre të fillojë negociatat për anëtarësimin në NATO. Nuk mund të pajtoheshim më shumë me këto veprime”, u shpreh Torres.

Gjithashtu Torres shkruan se përderisa Rusia vazhdon të sillet si një aktor irracional dhe Serbia forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë, është emergjente që SHBA të ndihmojë aleatin amerikan në BAllkan për t’iu bashkuar NATO-s.

“Me situatën me zhvillim të shpejtë të sigurisë në Evropë, ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë”, shkruan më tej Torres.

NATO ka kaluar dekada duke punuar në Kosovë që nga përfundimi i një lufte të përgjakshme ndërmjet shqiptarëve etnikë dhe serbëve. Anëtarësimi në NATO, megjithatë, ka të ngjarë të jetë i ndërlikuar pasi katër anëtarë – Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania – nuk e njohën shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 2008.

Capture 90
rici

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Brazili ndalon bastet online, shpërthejnë polemikat dhe protestat në vend

17:43 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.